Botë
Numri i të vdekurve në Itali po rritet, por niveli i infeksioneve është ngadalësuar
17.03.2020 22:01
Italia ka raportuar për 345 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri...

Deri më tani janë shënuar 2,503 të vdekur nga infeksioni. Kjo është një rritje prej 16 për qind në krahasim me një ditë më herët.
Megjithatë autoritetet raportuan se niveli i infeksioneve është duke rënë. Shifrat e fundit nga Italia, vendi më i goditur në Evropë nga koronavirusi, raportojnë një 345 vdekje të tjera në 24 orët e kaluara.
Numri i të infektuarve është 31,506 nga 27.980 sa ishin një ditë më herët. Sipas autoriteteve ky është niveli më ulët i rasteve të reja brenda një ditë, që nga shpërthimi i pandemisë në këtë vend, raporton BBC.
Koronavirusi i ri ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë. Në muajt vijues pothuajse gjitha vendet e botës kanë raportuar raste me infeksione.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri më 17 mars, në gjithë botën janë konfirmuar 185,067 raste me koronaviusin e ri. Mbi 80,236 të infektuar janë shëruar, ndërkaq të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, janë mbi 7,330 persona./evropaelire
