Maqedoni
Moti në vend me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, temperaturat deri në 19 gradë
18.03.2020 09:03
Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare....

Nga mëngjesi do të fryjë erë mesatare, kryesisht e përforcuar nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 3 deri në 3 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 11 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare. Në mëngjes do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe kryesisht me erë verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Deri të shtunën moti do të jetë stabil me mëngjese më të ftohta dhe me rritje graduale të temperaturës së ditës. Të dielën moti do të jetë me vranësira me reshje lokale të shiut të cilat gjatë natës dhe të hënën për shkak të ftohjes së konsiderueshme të motit në disa vende do të kalojnë në borë.
