Analistët: Raporti i KE-së më i keqi deri më tani

09.10.2014 17:45

Raporti i fundit i KE-së për Maqedoninë është më i drejtpërdrejtë nga raportet e vitit të kaluara, dhe kritikat të cilat shkruhen në të, duhet të merren më seriozisht nga politikbërësit në Maqedoni.......

Kështu e vlerësojnë analistët politik Rapordin e progresit për Maqedoninë që autoritetet e KE-së dje ua dorëzuan edhe autoriteteve në vend.

Analisti Mersel Bilalli vlerëson se KE i ka dhënë Maqedonisë rekomandimin e gjashtë me radhë për fillimin e negociatave, pasi objektivisht është shumë i vetëdijshëm se mosdhënia e rekomandimit më shumë do ashpërsonte gjendjen politike për çka, Shkupi do të fajsonte Brukselin.

“Nuk duhet shum të ekzatohemi se kemi marrë rekomandë pasi këshilli evropian me siguri nuk do tpë arrijë në konsensus në muajin dhjetor. Në segmente kyçe, Maqedonia ka seriozisht ngecje dhe ky nuk është mendim personal i dikuj, as analizë private e dikuj por një strukture shumë relevante e BE-së siç është KE. Megjithatë nuk jamë shumë optimist se kjo garniturë politike ka vullënet politik që ta tejkaloinë situatën dhe të fillonë reforma. Dhënia e rekomandës jep edhe një shancë për dy muaj që kanë mbetur që Maqedonia të ndryshojë diçka që unë nuk shpresoj se do të ndodhë dhe pas asaj mendoj se nuk do të ndodhë kurgjë sepse Maqedonia nuk është e gatshme të ofrin zgjidhje për emrin” – tha analisti politik, Mersel Bilalli.

Sipas analistit politik Petar Arsovski, ky raport i KE-së, realisht është më i keqi që e kemi marrë deri më tan, pasi përr herë të parë në raport theksohet mundësia eksplicite që ta humbim rekomandimin në qoftëse nuk ndërmerret aksion vendimtar në sferat e gjyqësisë së pavarur, dialogut politik, lirinë e shprehjes e kështu me radhë.

“Këtë herë, disa nga vendet flasin se ne tashmë nuk i plotësojmë kriteret e Kopenhagës  që do të thotë se atje tashmë janë notuar me gjuhë më eksplicite të gjitha sfidat me të cilat do të ballafaqohemi periudhën e ardhshme.  Kjo duhet të jetë alarm i kuq për politikbërësit në Maqedoni për shkak se ende shihet një dëshirë tek BE që të na ndihmojë. Shihet dëshirë të vazhdohet rekomandimi për plotësimin e kritereve por edhe për strategjinë gjeopolitike të zgjerimit të BE-së” – deklaroi  analisti politik, Petar Arsovski.

Analisti Arsovski pohon se me rëndësi është që politikbërësit në Maqedoni t’i marrin seriozisht këto porosi dhe në qoftëse marrin masa konkrete për t’i zbatuar porositë nga Raporti i progresit atëherë do të hecim para, dhe në qoftëse jo, atëherë në raportin e radhës na pret një befasi e pabesueshme. (Mefail Ismaili, TVM2)