Botë
Virusi Korona në Shqipëri, është shënuar edhe viktima e dytë
18.03.2020 11:47
Në Shqipëri shënohet edhe viktima e dytë, ndërsa numri i të infektuarve shkon në 55 persona....

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se bëhet fjalë për një 66 vjeçar I cili kishte komplikacione të rënda. Pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. 66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
Virusi Korona në Kosovë, 19 të prekur me virusin Korona
Ndërkohë në Kosovë numri i të infektuarve me virusin korona ka arritur në 19 ka bërë të ditur minsitri I shëndetësisë. Instituti Kombëtar i Kosovës për Shëndetin Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa kosovarët në diasporë i fton të shtyjnë planet për të vizituar Kosovë. Policia e Kosovës po angazhohet në implementimin e masave të Qeverisë, lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit.
Ndërsa edhe FSK shprehet e gatshme të ndihmojë. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë në mënyrë që të kalohet situata e krijuar nga pandemia e Covid-19. Por sipas qeverisë së kosovës ky propozim i presidentit është propozim ekstrem dhe nuk ka nevojë për një gjë të tillë.
