Maqedoni

Virusi Korona, Ademi: “Mësim on-line”, nxënësit duhet të mësojnë

18.03.2020 13:34

Ministria i Arsimit dhe Shkencës vazhdon me hartimin, plotësimin dhe zbatimin e planeve të ndryshuara....

Ministria i Arsimit dhe Shkencës vazhdon me hartimin, plotësimin dhe zbatimin e planeve të ndryshuara mësimore që do t’u mundësojnë nxënësve të mund të mësojnë edhe  në kushtet e jashtëzakonshme nga virusi Korona.Pas projektit televiziv në servisin publik “TV-Klasa” MASH,  së bashku me komunën e Kaporshit filluan shpërndarjen e përmbajtjeve shkollore përmesplatformës digjitale. Ministri Ademi është i vetëdijshëm se mësimi on-line nuk zëvëndëson mësimin  formal por megjithatë është solucion i duhur në këtë situatë.
 
“Është një solucion i mirë për mos ndërperjen e edukimit të nxënësëve të shkollave fillore... Gjithsesi dua të bëjë apel për shkollat e mesme dhe institucionet e lartë për universitet për fakultet për njësitë në kuadrë të universiteteve,  që të fillojnë mënjëherë me on-line mësim megjithse informacionet e mia gjatë kësaj jave tregojnë se një numër të konsiderushëm të fakulteteve të universiteteve të ndryshme të cilat tashmë kanë filluar me mësim on-line.”- tha Ministria i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi. 
 
“Prej ditës së martë së bashku me përfaqësuesit tanë mësimdhënës  kemi ofruar platform digjitale  “google drive” ku do të mundë të shkëmbejnë mësime edukativo-arsimore dhe i njëjti është shumë i thjeshtë për t’u përdorur.”- tha Stefan Bogoev, kryetar i komunës së Karposhit.
 
Viti shkollor 2019-2020, Ademi: Nuk ka dështuar, po gjejmë zgjidhje 
 
Ademi vlerësoi se vit shkollor 2019-2020 nuk mund të konsiderohet si i dështuar pasi që MASH-i dhe institucionet tjera përkatëse arsimore kanë kapacitet  dhe mund të  organizojnë mësime on-line.
 
“Kemi kapacitet si institucione dhe me seriozitet të madh e ndjekim gjendjen. Ka plan konkret për sendërtim të arsimit të fëmijëve, por duhet të kontribuojnë të gjitha institucionet, përfshirë edhe komunat, si dhe shkollat fillore dhe të mesme. Me të gjithë ata jemi në komunikim të vazhdueshëm.”- tha Ademi
 
Nuk përjashtohet mundësia pasi që pandemia do të përfundojë MASH dhe Byroja  për Zhvillimin e Arsimit të përgadisin  programe mësimore të shkurtuara dhe të adaptuara.
 
REXHEP QAMILI