Orav i dorëzoi raport progresin opozitës
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Aivo Orav i dorëzoi raportin e progresit opozitës. Përkatësisht, në Kuvendin republikan, raporti iu dorëzua kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, dhe tre deputeteve të pavarura..........

Thaçi ka falënderuar KE për rekomandimin për hapjen e bisedimeve. Qëndrimin partiak rreth raportit, PDSh do ta publikojë pas shqyrtimit të këtij dokum enti.
“Sigurisht se gjatë ditës së sotme pasi që do të bëhet analiza thelbësore i këtij raport progresi, ne edhe do ta japim qëndirmin tonë më të saktë lidhur me raportin. Kryetari e përshëndeti progres raportin dhe falënderoi ambasadorin dhe KE për rekomandimin e rradhës që ia dhanë Maqedonisë, se në qoftë se nuk do të kishte rekomandim të ri, atëherë Maqedonia do të shkonte drejt rënies së lirë. Kryetari gjithashtu e informoi ambasadorin se pas kongresit partiak që e kemi në fund të kësaj jave, organet e partisë do të marrin vendim për kthim në parlamentin e Maqedonisë” – tha zëdhënës i PDSh-së, Luan Tresi.
Për tre deputet e pavarura raporti është alarm, madje i vonuar për zhvillimet politike në Maqedoni dhe devijimin e procesit eurointegrues. Sipas tyre edhepse është raporti më negativ, ai ka për qëllim interesin e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.
“Është shënuar se jemi në krizë politike. Se opozita nuk ka ambijent ta plotësojë funksionin e vet të qartë dhe të vetëm, që të jetë korrektues i pushtetit. Se kjo krizë politike kërkon zgjidhje të shpejtë deri në dhjetor. Se kështu, Maqedonia, thjeshtë do të jetë në gjendje që të humb rekomandimin” – tha deputetja e pavarur, Sollza Gërçeva.
Ndërkaq LSDM, raportin nuk e ka pranuar në Kuvend por në selinë e saj. Sipas LSDM-së kz është raporti më i keq që vendi ka marrë nga KE, në të cilin drejtpërdrejt konstatohet kthim pas dhe futjen e vendit në një rrugë pa krye. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
