Virusi Korona, Osmani: Masa më të rrepta, mbrojmë qytetarët
Me shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme si pasojë e virusit korona....

Me shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme si pasojë e virusit korona, qeveria pritet të aplikojë masa më të rrepta mbrojtëse.
Deklarimi i tillë i zëvendës kryeministrit Bujar Osmani vjen në emsionin Argument në TVM2, Sipas tij mund të ketë izolim më të madh të njerëzve.
“Unë mendoj që masat do të jenë më e më drastike edhe në periudhën që vjen, izolimi do të jetë edhe më I madh I njerëzve, pamundësia për të kontaktuar dhe për të lëvizur në vend, ashtuqë mendoj se njerëzit duhet të përgatiten për një maratonë në këtë drejtim, por ne do ti adaptohemi rrethanave.” – tha zv.Kryeministri Bujar Osmani.
Arsllani: Situata trajtohet me kapacitete të mjaftueshme
Zëvendës ministri i shëndetësisë Armend Arsllani, thotë se shteti me kujdesin më të madh dhe kapacitetet e mjaftueshme po përballet me virusin “Covid – 19”.
Spitalet do të pajisen me 100 aparate të frymëmarjes, ndërkaq edhe 200 të tjera do të vijnë nga Kina. Sipas tij qendrat spitalore të Shkupit janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetet tjera, përfshi këtu edhe Dibrën e vetëizoluar.
“Kemi 200 mjekë anesteziologë dhe 400 motra infermiere dhe në bazë të rrotimit dhe në bazë të asaj që numri I intervenimeve të tjera është zvogluar, ato do të jenë në dispozicion për të shërbyer në momentin aktual që po na kanoset nga shpërndarja e këtij virusi. Gjithashtu është e shqyrtuar që edhe laboratorët tjerë të cilat ndodhen në vendin tonë të shqyrtohen se çfarë kapacitetesh kanë dhe a mund të vijnë në nevojë për të zbuluar korona virusin.” – deklaroi zv.Ministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani.
Sipas parashikimeve të ekspertëve javët dhe muajt në vijim pritet shtimi i përhapjes së virusit përbrenda shtetit në rast të mos zbatimit të këshillave. Andaj ftohen qytetarët me qetësi dhe shumë seriozisht të marrin kërcënimet e virusit. (Meral Ismaili, TVM2)
