Kushtet në Q.T “Pepelisht-Krivolak”, Komiteti i Helsinkut: Kujdes me të drejtat e njeriut

18.03.2020 16:18

Komiteti i Helsinkut për të drejta të njeriut...

Komiteti i Helsinkut për të drejta të njeriut, shpreh shqetësim përsa i përket kushteve të akomodimit dhe izolimit grupor të personave të vendosur në Qendrën e trajnimit në Pepelisht-Krivolak.

Shqetësimi i tillë vjen pas publikimit në një videoje ku 9 personat e vendosur atje ankohen për mungesë të higjienës dhe shtretërve.

Për këtë qëllim ata kërkuan izolim në kushte shtëpiakë, sikurse edhe qytetarët e tjerë që udhëtuan bashkë me ta.

Komiteti i Helsinkut,  apelon deri tek instituconet komptente që në çdo moment të merren parasysh të drejtat e njeriut dhe dinjiteti, posaçërisht kur bëhet fjalë për masa të izolimit grupor.

Kushtet në këto hapësira duhet t’i plotësojnë standartet vendore dhe ndërkombëtare në kuptimin,  të ketë shtretër të përshtatshëm, higjienë, ushqim dhe mbrojtje shëndetësore.

Nga ky Komitet kujtojnë se në bazë të nenit 54 të Kushtetutës të RMV kufizimi i të drejtave dhe lirive nuk mundet të jetë dikriminues  në bazë të gjinisë, racës, ngjyrës së lëkurës, gjuhës, fesë, kombit apo prejardhjes sociale, pronësore dhe statusit shoqëror.

Ministria e Mbrojtjes: Qendra vend i përkohshëm, pastaj transferohen

Por Ministria  e Mbrojtjes përmes një kumtese sqaron se,  Qendra për trajnim në Pepelishtë është vend i përkohëshëm ku duhet kryer kontrollet epidemologjike sipas protokollit mjeksorë. Pas asaj këta persona menjëherë do të trasferohen në Institutin e renovuar në Demir Kapi. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)