Ashpërsohen masat mbrojtëse, kush lëshon vendin, nuk kthehet dot 3 muaj
Janë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e virusit...

Janë ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e virusit. Çdo qytetar që dëshiron ta lëshojë RMV-në në këtë periudhë, do të duhet të nënshkruajë deklaratë se në tre muajt e ardhhsëm nuk do të mund të kthehet prapë në vend.
Kryeministri, Oliver Spasovski u apelon qytetarëve në këtë moment t’i anulojnë udhëtimet dhe të mos i kundërshtojnë masat.
“Kur thamë se nuk duhet të ketë tubime dhe festa, e thamë se nuk mund dhe nuk duhet të ketë. Tani do të duhet të veprojmë me një regjim tjetër. Ne thamë mos udhëtoni, ndërsa një pjesë e qytetarëve para 4-5 ditëve udhëtuan për të shëtitur vetëm për të mos i humbur biletat. Për këtë arsye do të duhet të kemi masa tjera. Shteti ka kapacitete, ne kemi plane për këtë situatë. Duhet të ketë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët dhe duhet të pranohet se ajo që jepet si masë duhet të respektohet. Kjo nuk është një situatë në të cilën dikush mund të zgjedhë” – u shpreh Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski.
