Ismaili: Katarakti shkaktari kryesor i verbërisë
“Verbërimi mund të shmanget” kjo është motoja me të cilën oftalmologët do të mundohen që të sensibilizojn dhe tërheqin vëmendjen për verbërinë e parandalueshme dhe rehabilitimin e saj..........

Drejtori i Klinikës universitare per semundje te syve, thotë se një kontroll për syrin është pika e parë për kontakt, dhe hapi i parë për diagnozë dhe trajtim për çdo gjëndje të syrit. Ai thekson se grupet më të rrezikuara nga verbërimi, janë njerëzit mbi moshën 50 vjeç dhe fëmijët nën moshën 15 vjeç, ndërkohë që katarakti si në nivel botëror ashtu edhe në vend mbetet shkaku kryesor i verbërisë.
“Sëmundjet ose problemet të cilat më së shumti çojn në vërbim të plot dhe humbjen e të pamurit. Shkakatarët kryesor në të gjith botën numrohet në rendin e parë Katarakta, që është mbi 50% e të gjithë sëmundjeve shkaktare për vërbimin e plotë të pacientëve, pas saj vjen sëmundja glaukomit, poashtu janë edhe sëmundjet degjenerative dhe sëmundja e sheqerit e cila poashtu e prek të pamurit dhe gjithashtu çon deri në vërbimin e plot” – tha Drejtori i Klinikës universitare per semundje te syve, Iljaz Ismaili.
Sipas Ismalit viteve të fundit vërehet fenomeni I verbërimit të fëmijëve të lindur para kohe.
“Mund të themi që ai numër është rreth 2 mijë pacient të cilët qoft nga sëmundjet ose nga lënimet apo sëmundje të lindura kanë humbur plotësisht të pamurit. Poashtu edhe sëmundja e retronopatis ose të fëmijëve të lindur para kohe është një nga shkaktarët të cilët seriozisht çon deri në verbërimin e plot në qoftë se me kohë nuk diagnostifikohet këto fëmij dhe në qoftë se këto fëmij nuk e marrin trajtimin e duhur që nga momenti i lindjes. Trajtimi i këtyre fëmijëve fillon që në dhomat e gjinekologjiss apo të akusheris ku bëhet lindja e tyre ku ata mbahen deri në momentin e lëshimit të tyre në shtëpi” – u shpreh Drejtori i Klinikës universitare per semundje te syve, Iljaz Ismaili.
Drejtori Iljazi thotë se nuk është i vogël edhe numri i fëmijëve të cilët kanë lëndime me të pamurit si pasoj e pakujdesis. Ai sugjeron që prinderit të punojn me fëmijët e tyre, të mos të lejojn të përdorin lodra të cilat rrezikojn të pamurit sepse lendimet e tilla shpesh herë përfundojn me hubje të plot të të pamurit. (Sanije Kasami, TVM2)
