Maqedoni

Virusi Korona, Filipçe: Në 35 numri i të sëmurëve, testohen 30

18.03.2020 17:06

Ka mbërritur në 35 bilanci i personave të infektuar nga Covid 19 deri në mesditë....

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se 4 personat e fundit të diagnostikuar kanë qenë familje dhe miq me personat e djeshëm të diagnostifikuar nga Shkupi. Për momentin në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analiza laboratorike edhe për 30 persona  të tjerë ,pjesa më e madhe nga Dibra, dy nga shkupi e një nga Kumanova. Ata janë pjesë e skriningut parandalues e aktualisht nuk kanë simptoma dhe janë pjesë e skriningut  të paralajmëruar paraprakisht . Për të ndihmuar ekipin e mjekëve në Dibër, spitalit atje i është bashkangjitur edhe një mjek nga Shkupi.
 
"Të gjithë të diagnostifikuarit e rinj janë me pasqyrë të lehtë klinike dhe gjendja e të gjithë pacientëve është stabile në klinikën për sëmundje infektive ,pacientët në Dibër gjithashtu. Stabile gjithashtu është gjendja edhe e pacientes që është në aparat për frymëmarrje dhe nuk ka shenja për përkeqësim e gjendjes së saj.Për momentin bënen analiza edhe për 30 persona njëri nga Kumanova dhe të tjerët 17 janë nga Dibra me rrethinë."- tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
 
Negative janë testet e 12 personave që erdhën mbrëmë me avion nga Brukseli. Të gjithë ata janë në vetëizolim. Edhe nga Deve Bair ka hyrë një grup prej 10 personash që janë vendosur në Pepelishtë –Krivollak. Ata madje janë ankuar për kushtet atje  për të cilat reagoi edhe komiteti i Helsinkit që kërkoi të respektohet dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e njeriut. Por Flipce sqaron se janë marë pmasa pët ti transferuar.
 
"Sot janë kontrolluar nga epidemiolog .Pasi është e mundur që të arrijnë më shumë persona , këta do të tranferohen në Institutin në Demir Kapi. Kishte reagime rreth kushteve të kqija dhe jo adekuate, për atë dhe morëm masa të menjëhershme për tranferimin e tyre."- tha Filipçe.
 
Për momentin vendi posedon teste të mjaftushme për diagnostifkim, ka paralajmërime për donacion dhe sigurime shtesë të të njejtave.
 
Filipçe gjithashtu informoi se rezervat e gjakut dhe derivative të gjakut janë të mjaftueshme duke pasur parasysh se janë anuluar intervenimet kronike që kanë pasur për qëllim prevenimin e mungesës eventuale ndërsa Intervenimet urgjente po zhvillohen me tempo normale. Propozimi i dhënë për gjendje të jashtëzakonshme në mënyrë plotësuese do të ndihmojë në zbatimin por eventualisht edhe ashpërsimin e masave që edhe deri tani u aplikuan në vendin tone tha Filiçe i cili edhe një herë kërkoi nga qytetarët ti respektojnë masat e prevenimit.
 
FLORA LATIFI TOPOJANI