Kërkesa për respiratorë në Dibër, Filipçe: Duhen specialistë, Shkupi zgjidhja më e mirë

18.03.2020 17:35

Ministri Venko Filipce sqaron se kërkesa për dy aparatura respiratore...

Ministri Venko Filipce sqaron se kërkesa për dy aparatura respiratore,  kur nuk ka një repart të vecantë për përkujdesje intensive, i  kompletuar me specialistë që punojnë 24/7, nuk janë zgjidhje. Për momentin zgjidhja është që pacientët eventual me probleme të sillen në Shkup.

“Që të ekzistojë repart për mjekim intenziv me aparaturë të frymëmarrjes duhet të ketë edhe kuadër apo specialist infektolog, pulmolog të trajnuar për këtë punë dhe atë jo vetëm 1, përshkak se ajo duhet të punojë 24 orë dhe duhet të ketë tre ndërrime.Vlerësimi është se nuk është e nevojshme që spitali në Dibër të pajiset me repart për shkak se nuk ka ekspertizë adekuate. Për këtë është shërbimi për ndihmë të shpejtë të japë përkrahje respiratore që është formë transportuese deri në sjelljen në Klinikën infective në Shkup” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.