Virusi korona, Qeveria prezenton masat ekonomike
Virusi korona është sfidë për ekonominë vendore....

Virusi korona është sfidë për ekonominë vendore. Pasojat ende janë të paparashikuara edhe në rang global.
Qeveria ka marrë një sërë masash për të përballuar këtë situatë. 5.7 milion euro do të ndahen për kompanitë e prekura, do t’u ndihmohet edhe për pagesë të rrogave si dhe do bëhet anulimin e pagesës së avancuar të TVSH-së për një periudhë tre mujore me kushte të caktuara.
Edhe Banka Popullore po shqyrton mundësinë që kompanive të goditura nga kjo gjendje tu lehtësohet pagesa e kredive.
“Secila kompani në varësi të numrit të të punësuarve do të mundet të marrë kredi pa kamatë prej 3 deri 30 mijë euro kredi, me grejs periudhë 6 muaj, periudhë pagese 24 muaj. Subvencionojmë kontributet e punonjësve nga sektorët e turizmit, transportit, hotelierisë për muajt Prill, maj dhe Qershor me 50% të pagës mesatare. Kushti është që kompania të mos ketë të zvogluar numin e të punësuarve nga shkurti 2020, të mos paguajë divident në vitin 2020 dhe të mos ketë shpërblime dhe bonuse.” – deklaroi zv.Kryeministrja e RMV-së, Milla Carovska.
“Masa e dytë është ulja ligjore e normës së interesit nga 10 në 5 % për personat juridikë dhe nga 8 në 4 % për personat fizik. Pra, rreth 50 %. Norma e interesit është ulur në 0.15%, komisioni i normës së parave është ulur me 50%, dhe ne rekomandojmë që bankat të ulin komisionin e pagesave.” – u shpreh Ministrja e Financave, Nina Angellovska.
“Qëllimi është të lehtësohen kushtet për rikonstruim të kredive në sektoret e goditura, ndërsa vetë ajo do të thotë ndryshim i kushteve të dakorduara që mund të përfshijë zvogëlim të shkallës së interesit, miratim të grejs-periudhës, vazhdim i afatit të pagesës dhe ngjashëm.” – theksoi Guvernatorja, Angella Bezhovska.
Ministri i Ekonomisë qetëson qytetarët se te çmimet e produktet bazë nuk do të kenë ngritje pra që qytetarët nuk ka nevojë të shqetësohen.
“Kur bëhet fjalë për sigurimin e nevojave themelore dhe produkteve themelore, nuk ka aspak hapësirë për panikë. Sollëm vendim për ngrirjen e cçmimeve të produkteve ushqimore bazë siç janë buka, kripa, vaji, qumështi dhe produktet e qumështit, vezët mielli, ileçet dhe lëndët dezinfektuese. Gjithashtu do të parashihet ndalesë për eksportim të miellit të grurit për të gjitha vendet për një kohë të pacaktuar” – tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Për të ndihmuar sektorin e turizmit që është ndër më rëndë të goditurit nga virusi korona, të gjitha fondet për zhvillim, promovim dhe mbështetje të turizmit, do të shpërndahen në fondin e turizmit, 44 milion denarë do ti ndajë Ministria e Ekonomisë nga buxheti i saj, dhe 30 milion denarë nga Agjencioni për përkrahjen e turizmit.
Qeveria rekomandon edhe riorganizimine punës nëpër fabrika nëse duhet edhe me 4 ndërrime për të ulur numtin e të punësuarve në një ndërrim. (Ersan Pajaziti, TVM2)
