Qeveria kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Qeveria i kërkoi Kuvendit që të shpall gjendje të jashtëzakonshme në nivel republike....

Qeveria i kërkoi Kuvendit që të shpall gjendje të jashtëzakonshme në nivel republike. Konsideron se situata me virusin korona është e jashtëzakonshme dhe masat e ndërmarra deri tani, edhepse kanë dhënë rezultate, nuk janë të mjaftueshme për t’u përballur me epideminë.
“Kjo është situatë e jashtëzakonshme prandaj duhet edhe gjendje e jashtëzakoshme. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë dilemë, prandaj në seancën e sotme morrëm vendim që të propozojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakosnhme në gjithë teritorrin e shtetit tonë. Tani dhe menjëherë. Masat që janë marrë deri tani dhanë rezultatet e pritura, por ato masa tani duhet të plotësohen, të ashpërsohen dhe të radikalizohen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që të pengojmë sa të jetë e mundur kulmimin e virusit korona, në kohë të shkurtë.” – tha Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski.
Xhaferi: Kërkesa do t’i drejtohet presidentit
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, deklaroi se Kuvendi nuk mund të thirret pas vetëshpërdarjes dhe se kërkesa e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme do t’i drejtohet presidentit të Republikës, i cili në rrethana të këtilla ka kompetencë kushtetuese që të aprovojë kërkesën e Qeverisë dhe të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.
“Në bazë të situatës dhe si pasojë e vendimit të Parlamentit për vëtëshpërbërjeqë në kontekst institucional, juridik, sistemor, nënkupton që Parlamenti nuk ekziston si trup kolektiv për vendim-marrje dhe mandatin e marr në zgjedhet e 2016 deputetët me vullnet e kanë kthy te qytetarët dh ai mandate është i pakthyeshëm dhe vetëm në zgjedhjet e ardhëshme mund të mnandatohet përbërja e ardhëshme, konkluzioni edhe politik edhe profesional është që institucionet përkatëse të shpallin gjendje të jashtëzakonshkme që do të mundëson që institucionet përkatëse të shfrytëzojnë të gjitha instrumentet, resurset dhe njerëzit në çdo aspekt të parandalimit dhe të tejkalimit të situatës me faktin e përhapjes së virusit korona.” – deklaroi Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Kryeparlamentari tha se deri paraqitjes së tij, në orën 16:00, nuk kishte marrë propozim vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Pendarovski: Pres të marr propozimin
Ndërkohë, presidenti njoftoi se do t’i drejtohet opinionit sapo të ketë marrë propozim vendimin e Qeverisë.
“Për momentin kam informatë se propozim vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme po përgatitet dhe duhet të dorëzohet në Kuvend. Nëse Kuvendi nuk mblidhet, kryetari i Kuvendit do ta përcjell propozimin te unë, dhe më pas do t’i drejtohem opinionit.” – thuhet në njoftimin e Presidentin të Republikës.
Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria merr edhe kompetencat e Kuvendit dhe mund të merr vendime dhe të shpall dekrete me forcë të ligji.
Gjithsesi kryeministri Spasovski njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme nuk do të aplikohet menjëherë pas shpalljes vendimit për gjendje të jashtëzakonshme dhe se vendimet do të merren në bazë ditore konformë nevojave në terren. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
