Spasovski: Nuk ndërpritet jeta, informim ditor për vendimet

18.03.2020 20:25

Kryeministri Oliver Spasovski, sqaroi në konferencën ku u propozua vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme....

Kryeministri Oliver Spasovski, sqaroi në konferencën ku u propozua  vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, se ajo nuk do të thotë se me automatizëm do të hynë në fuqi restrikcionet për lirinë dhe lëvizjen e qytetarëve. 

Nuk ndërpritet jeta, por na jepet mundësia më lehtë të përballemi me gjëndjen, të mbrojmë shëndetin e qytetarëve e të vëmë në funksion ekonominë.

Spasovoski theksoi se publiku do të informohet çdo ditë për çdo vendim të marrë,  ndërkaq për zbatimin e këtyre vendimeve do të sillen udhëzime  shtesë.

“Edhe në gjendje të jashtëzakonshme nuk ndalet jeta. Ideja jonë është që sa ma shpejt dhe normalisht të funksionoj ekonomia, gjithsesi me masat të cilët janë në mbrojtje të shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve.  Gjendje të jashtëzakonshme vetëm i jep mundësi Qeverisë dhe krijohen kushte për zbatim më të shpejt dhe efikas të masave për parandalimin dhe mbrojtjen e gjendjes shëndetësore të qytetarëve. Për mbrojtje të shoqërisë sonë dhe ekonomisë sonë… Qeveria do të jetë në gjendje të miratojë  vendime me fuqi ligjore dhe të merret më lehtë me situatat kur duhen bërë ndryshime të caktuara. Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë durimi, qetësi dhe përgjegjësi në një situatë të tillë. Ka furnizim të bollshëm me ushqim, karburant dhe gjithçka që nevojitet. Kjo do të thotë që jeta normale në vend zhvillohet në këto kushte të krijuara rishtazi. Krijohen kushte për të gjithë ata që janë të përfshirë në luftën kundër këtij virusi: punonjës të shëndetit, policë, pjesëtarë të ushtrisë, zyrtarë, institucione…Në rast se respektojmë masat, i ndjekim rekomandimet për mbrojtje të familjeve tona dhe për mbrojtje tonë personale dhe për mbrojtje të ambientit në të cilin jetojnë, atëherë do të kalojmë shumë më lehtë. Në rast se jo, atëherë nuk përjashtohet që të vendosen masa më strikte për të cilën në kohë do të lajmëroheni” – është shprehur Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski.