Spasovski për TVM: Të gjithë kemi përgjegjësi, respektoni vendimet
Kryeministri Oliver Spasovski, sqaroi edhe një herë ekskluzivisht për TVM....

Kryeministri Oliver Spasovski, sqaroi edhe një herë ekskluzivisht për TVM, se vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, nuk do të thotë se me automatizëm do të hynë në fuqi restrikcionet për lirinë dhe lëvizjen e qytetarëve.
Kjo gjëndje vetëm i jep mundësi autoriteteve më lehtë të përballen me gjendjen, të mbrojnë shëndetin e qytetarëve e të vënë në funksion ekonominë.
Spasovoski theksoi se publiku do të informohet çdo ditë për çdo vendim të marrë, por apeloi se për ta fituar këtë betejë, duhet të unifikohen të gjithë, institucionet qytetarët dhe mediat.
“Çfarë do të thotë kjo për qytetarët. Para së gjithash t’i respektojnë vendimet, do të thotë se seicili prej tyre mban një pjesë të përgjegjësisë për përballjen me virusin Korona. Është me shumë rëndësi të shpjegohet se vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, fokuson të gjitha instrumentet në qeveri me qëllim që në mënyrë efikase të përballemi me gjendjen. Të marrim masa konkrete edhe për mbrojtje të qytetarëve dhe shëndetit të tyre por njëkohësisht që do të jenë edhe në ndihmë të ekonomisë. Vendosja e gjendjes së jashëtzakonshme i jep mundësi qeverisë të miratojë vendime me fuqi ligjore dhe të përballet më lehtë me situatat. Ky është qëllimi ynë, e të gjitha forcat të gjitha institucionet do vihen në shërbim të këtij qëllimi. Do të merren të gjitha masat për të cilat do vlerësohet se duhen marrë. Kufizimi i lëvizjes, kufizimi i tubimeve që e kemi edhe tani, por mund të zgjerohet, kufizimi i kryerjes së punëve të ndryshme, gjithçka për të cilën do vlerësohet se do jetë në shërbim të përmirësimit të gjendjes. Duhet të jemi tërësisht të përgjegjshëm. Është një gjendje e rëndë, me të cilën RMV përballet për herë të parë, por që na obligon të gjithëve. Edhe institucionet, edhe qytetarët edhe ekonominë edhe mediat. Asnjë njeri në shtet nuk duhet të rrijë anash. Duhet të bashkohemi të gjithë e ta mundim virusin, - “deklaroi kryeministri ekskluzivisht për TVM.
