Maqedoni

Edhe 7 pacientë pozitivë, shkon në 42 numri i të infektuarve

18.03.2020 23:16

Ka shkuar në 42 numri i të infektuarve me virusin Korona në Maqedoninë e Veriut....

Ka shkuar në 42 numri i të infektuarve me virusin Korona në Maqedoninë e Veriut. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në facebook, përmes te cilit njoftoi se edhe 7 pacientë të tjerë kanë dal pozitivë.
 
Sipas ministrit Filipçe , nga 38 të testuar për COVID 19, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar.
 
Ndërkohë janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.