Maqedoni
Mot me diell me temperaturë deri 18 gradë Celsius
19.03.2020 09:03
Moti në vendin tonë do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale....

Moti në vendin tonë do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 4 deri në 3, ndërsa ajo ditore prej 12 deri në 18 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 17 gradë.
Deri të shtunën moti do të jetë stabil me mëngjese më të ftohta dhe me rritje graduale të temperaturës ditore. Të dielën do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të shiut të cilat gjatë natës dhe të hënën për shkak të ftohjes së dukshme në disa vende do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore.
