Maqedoni
Masat ndaj COVID-19, u mbyll Aeroporti i Shkupit
19.03.2020 09:57
Mbrëmë vonë është mbyllur Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit....

Mbrëmë vonë është mbyllur Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, si masë e vendosur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për parandalimin e përhapjes së virusit pandemik.
Mbrëmë vonë është realizuar edhe fluturimi i fundit që ishte nga kompania Wizzair nga Zvicra. Këta ishin shtetasit e fundit të Maqedonisë të cilët fluturuan nga Bazeli i Zvicrës dhe dolën nga ndërtesa e aeroportit. Ditë më parë ishte mbyllur edhe aeroporti i Ohrit, por edhe pikat kufitare. Ditë më parë u mbyll edhe aeroporti i Ohrit -“Shën Apostol Pali”.
