Maqedoni
Çfarë do të thotë gjendje e jashtëzakonshme?
19.03.2020 10:30
Gjendje e jashtëzakonshme do të thotë se Qeveria merr edhe pushtet ligjvënës edhe Ekzekutiv....

Gjendje e jashtëzakonshme do të thotë se Qeveria merr edhe pushtet ligjvënës edhe Ekzekutiv. Me këtë, lehtësohet puna e Qeverisë në kohën e kriza dhe të njëjtit mund të sjellin vendime për të mirën e qytetarëve shumë më shpejtë dhe më efikase.
Si e bën Qeveria këtë?
Përmes sjelljes së Dekreteve me fuqi të ligjit, të cilat vlejnë vetëm derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme.
A do të ketë orë policore ose kufizime të lëvizjes?
Në këtë moment nuk ka një vendim të tillë. Ndiqni të gjitha vendimet e mëtejshme të Qeverisë dhe do të informoheni për kufizimet eventuale të lëvizjeve.
A duhet të sigurojmë rezerva të ushqimit?
Jo! Në shtet ka rezerva të mjaftueshme edhe të ushqimit. Qëndroni në shtëpitë tuaja, mos dilni nëse nuk keni nevojë dhe blini aq sa ju duhet.
U apelojmë qytetarëve t’u përmbahen masave dhe rekomandimeve, sepse ashtu më shpejtë dhe më lehtë do të tejkalohet kjo situatë.
