Botë

Covid-19, valë e dytë infektimesh në shtetet aziatike

19.03.2020 12:05

Virusi Korona ka ‘pushtuar’ pothuajse të gjthë botën...

Virusi Korona ka ‘pushtuar’ pothuajse të gjthë botën, duke izoluar qytetaratë e shumicës prej vendeve të prekura brenda shtëpive. Sëmundja ka shkaktuar bllokime dhe anulime të fluturimeve në shumë pjesë të botës.
 
Virusi i shpërthyer në Kinë tashë ka zënë vend në Europë. Kina raportoi se dje nuk u shënua asnjë rast i ri, por në vendet aziatike ka plasur një valë e dytë infektimi. Vala e dytë e infektimeve është vënë re në Korenë e Jugut dhe në Singapor. Singapori raportoi 47 raste të reja, nga të cilat 33 janë të importuara nga shtetas të huaj. 
Izraeli ka njoftuar mbylljen e ambasadave të saj në Gjermani, Spanjë, Greqi, Holandë dhe në Qipron Jugore për shkak të përhapjes së koronavirusit Covid-19.
 
Turqia raportoi për vdekjen e dytë nga virusi korona dhe rritjen e rasteve të të prekurve në 191. 
 
Gjendje shqetësuese për shkak të virusit korona raportohet të ketë edhe në Iran. Ministria e shëndetësisë iraniane raportohet të ketë deklaruar se se në Iran  brenda një ore preken rreth 50 njerëz nga Covid 19.
 
Rusia shënon viktimën e pare nga virusi korona. Meksika regjistroi personin e pare të prekur nga virusi Korona.  
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka shpallur Evropën epiqendër të re të virusit. Me 475 viktima të reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi korona në Itali ka shkuar 2.978. Numri i rasteve aktive në Itali me koronavirusin e ri ka arritur në 28 mijë e 710. Bilanci prej 475 viktimash është më I larti brenda një dite nga pandemia në Itali që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Kryeministri italian Giuseppe Conte ka thirrur kabinetin në një mbledhje të jashtëzakonshme.