Botë
Kosovë, mocioni i mosbesimit, opozita pritet të sqarojë pozicionin e saj
19.03.2020 11:33
Në Kosovë numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi Korona është ngritur në 20....

Autoritetet qeveritare dhe mjekësore po bëjnë apel deri tek qytetarët për t[i respektuar masat si dhe vetizolimin. Mbetet për t’u parë nëse edhe Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të votuar dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për gjendjen e jashtëzakonshme. Por në Kosovë përveç situatës me virusin Koronanë mbisundon situate e nxehtë politike e cila u krijua pas shkarkimit të ministrit të brendshëm nga rradhët e LDK-së, Agim Veliu nga ana e kryeministrit Kurti.
Pas shkarkimit të Agim Veliut nga detyra, u mblodh kryesia e LDK-së dhe më pas kreu i kësaj partie doli më qëndrim për mocionin e mosbesimit. Partia më e madhe opozitare PDK, si dhe AAK dhe Nisma kanë paralajmëruar se sot do të shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me propozimin e LDK-së dhe nëse do ta përkrahin. Nëse kreu i LDK-së, Isa Mustafa e quajti shkelje të marrëveshjes dhe të papranueshme shkarkimin e Veliut, kryeministri Kurti tha se ish-ministri kishte tradhtuar dyfish, ndaj qeverisë dhe ndaj Policisë së Kosovës.
