Maqedoni

2.000 euro dënim për familjen nga Manastiri, nuk respektuan rregullat e izolimit

19.03.2020 13:15

Prokuroria Publike kërkon dënimin e një familje nga Manastiri që u kthye nga Italia

Prokuroria Publike kërkon dënimin e një familje nga Manastiri që u kthye nga Italia më 14 mars dhe nuk ka respektuar rregullat në kohë epidemie. Pesë anëtarët e familjes kanë thyer rregullat për izolim 14 ditor.
 
Ata gjatë mbrëmjes së djeshme,  kanë dalë nga shtëpia e tyre dhe si të mos mjaftonte kjo, kanë sulmuar fizikisht fqinjët të cilët u kanë kërkuar të respektojnë masat.
 
Prokuroria Publike në Manastir ka parashtruar kërkesë për gjobë deri tek Gjykata Themelore në Manastir për dënim me globë 100 ditore, në vlerë të 20 eurove për secilën ditë.