Maqedoni
Kërçovë - asnjë rast i dyshuar, apel të respektohen masat
19.03.2020 16:26
Nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë njoftojnë se deri më tani nuk ka ndonjë rast të dyshuar me virusin Kovid 19....

Nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë njoftojnë se deri më tani nuk ka ndonjë rast të dyshuar me virusin Kovid 19 dhe se ka shënuar rënie edhe numri i të prekurve nga gripi sezonal. Furnizimi i konsumatorëve me artikuj ushqimorë zhvillohet normalisht, ndërsa në farmacitë e qytetit ka vetëm mungesë të maskave, dorezave dhe preparateve anti-bakteriale. Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, pas takimit me trupin koordinativ të krizës në nivel komunal, u apeloi qytetarëve që të respektojnë masat qeveritare për preventivë nga virusi Korona.
Në rrugët e qytetit, por edhe të fshatrave, vërehet një lëvizje shumë e vogël e qytetarëve, ndërsa kafenetë, restorantet dhe bizneset tjera janë të mbyllura dhe vazhdojnë t’i respektojnë vendimet qeveritare për parandalimin e përhapjes masive të virusit Korona. Marrë në përgjithësi, banorët i respektojnë masat preventive të qeverisë, por janë evidentuar edhe raste të shkeljeve, ndaj të cilëve do të merren masat përkatëse ligjore.
SHABAN DALIPI
