Maqedoni

Inspektorati i Tregut në terren nuk ka vërejtur rritje çmimesh në Tetovë

19.03.2020 16:45

Inspektorati i Tregut ka qëndruar në qytetin e Tetovës, ku nga afër ka inspektuar marketet...

Inspektorati i Tregut ka qëndruar në qytetin e Tetovës, ku nga afër ka inspektuar marketet, me qëllim të shohë a ka rritje të çmimeve të produkteve. Sipas Inspektoratit të Tregut dhe Ministrisë për Investime të Huaja, Hisen Xhemaili, ka pasur paralajmërime për rritje çmimesh, por në teren ka ndodhur e kundërta, sipas tyre për të gjithë ato që rrisin çmimet do të këtë dënime që parashihen më ligj. Do ketë edhe një qendër ku qytetarët mund të paraqesin çdo keqpërdorim.
 
“Ne jetojmë në një ekonomi tregu, përveç atyre çmimeve bazë që i ka garantuar qeveria, shohim se ka raste të rritjes së çmimeve dhe në këtë drejtim Inspektorati i Tregut është në vazhdimësi në teren, duke i mbikëqyrë çmimet. Inspektorati është 24 orë në punë. Nga sot do të funksionojë edhe një linjë e veçantë e lajmërimit të rasteve të keqpërdorimeve e cila do të jetë si një call centar i veçantë për tërë shtetin.”,- tha ministri për investime të huaja, Hisen Xhemaili.
 
“Jo, nuk ka pasur rritje të çmimeve, ka disa lajmërime se ka disa keqpërdorime, mirëpo kemi dalë në teren me inspektorët kemi vërejtur se nuk ka çmime të ngritura. Ndonjë ditë ka pasur mungesë të ndonjë produktit bazë, ndërsa ditën tjetër ka qenë i furnizuar në lokal.”,- u shpreh udhëheqësi i Njësisë Rajonale në Inspektoratin e Tregut, Lilbert Memeti.
 
Edhe qytetarët shprehen se aktualisht nuk ka rritje të çmimeve, por kërkuan që Inspektorati të jetë më shumë në teren dhe të rrisë kontrollet për barnatorët.
 
“Jo nuk ka rritje të çmimeve, janë normal sikur kanë qenë.”,- tha një qytetar.  
 
“Unë ato gjëra çka i mora nuk pashë të kenë rritje çmimesh. Në farmacitë duhet më tepër të kontrollohet, flasin se maskat janë shtrenjtuar, por unë për vete nuk i përdori.”,- u shpreh një qytetar.  
 
Rekomandimet e Shtabit të Krizës në komunën e Tetovës, që theksuan se nga dita e enjte do të mbyllen të gjitha tregjet e improvizuara dhe tregu i gjelbër në Tetovë, siç po shihet, po respektohen nga ana e qytetarëve dhe shitësve.
 
VISAR SADIKI