Botë

Shqipëri, 5 raste të reja, rritet në 64 numri i të sëmurëve

19.03.2020 17:01

5 raste të reja janë shënuar në Shqipëri me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit...

5 raste të reja janë shënuar në Shqipëri me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të të sëmurëve në 64. Harta e të prekurve është zgjeruar edhe me Kavajën, ku janë infektuar dy persona si dhe 3 shtetas italianë që jetojnë në Shqipëri.
 
“24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar: 5 raste të reja me COVID-19, 3 prej të cilëve shtetas italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri.”,- deklaroi drejtoresha e IShP-së, Albana Fico.
 
Mjekët infeksionistë japin alarmin se kurba e të prekurve do të arrijë kulmin në fund të muajit, ndaj ata apelojnë për të qëndruar në shtëpi.
 
Qeveria ka vendosur të kufizojë edhe më shumë orarin e lëvizjeve të qytetarëve. Ata do të kenë mundësi që të dalin vetëm 4 orë paradite dhe dy orë pasdite, për të blerë gjërat e nevojshme si dhe për të shkuar në punë.  
 
LULJETA NDOKA