Maqedoni

IShP dhe QShP, angazhim maksimal rreth situatës me Covid-19

19.03.2020 17:51

Në Institutin e Shëndetit Publik deri më tani janë bërë 258 teste për virusin Covid-19...

Laboratori i virusologjisë pranë këtij Instituti është laborator i vetëm referent nacional dhe numri i rasteve pozitive dhe negative përcillen te Qeveria e RMV-së, informoi drejtori, Shaban Memeti. 
 
“Reangensa ka dhe do të ketë, prandaj nuk ka nevojë për shqetësim tek popullata. ISHP përgatit materiale edukative, informative, fletushka, propagandistik, poster, fletushka për udhëtarët në komunikacion ndërkombëtar, si në aeroport dhe Tabanoc, të përgatitura në tre gjuhë: në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Epidemiologët e ISHP-së janë në dispozicion 24 orë në linjat telefonike të publikuara që janë në dispozicion për të gjithë qytetarët .U përgatitën edhe udhëzime në mënyrën e veprimit me personat e infektuar dhe personat e dyshuar algoritma në gjuhën shqipe dhe maqedonase.”,- tha drejtori i IShP-së, Shaban Memeti.
 
Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se janë në dispozicion për të gjithë qytetarët për të tejkaluar gjendjen me virusin Korona. 
 
“Kemi shtuar kapacitetet tona, kemi shtuar ekipet e epidemiologëve dhe iu përgjigjemi të gjitha thirrjeve të qytetarëve të cilët kanë dyshime, kanë simptoma dhe nëpërmjet telefonit apo në shtëpitë e tyre ne i dërgojmë ekipet tona për të marrë strishë dhe për ta dërguar për analizë në ISHP.”,- theksoi drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi.
 
Sa u përket epidemiologëve, kapacitetet mund të rriten varësisht se si do të zhvillohet situata, u tha nga drejtuesit e Qendrës dhe Institutit të Shëndetit Publik. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI