Maqedoni

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të BE-së, Osmani: Konsensus për negociata me RMV-në

19.03.2020 18:07

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së kanë arritur konsensus për të sjellë vendim...

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së kanë arritur konsensus për të sjellë vendim për fillimin e negociatave të pakushtëzuara me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Këtë e bëri të ditur zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, i cili theksoi se vendimi i Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm u soll në kushte të jashtëzakonshme nën kërcënimin e virusit Korona.

Megjithatë, vendimi final nuk pritet të ndodhë gjatë muajit mars, meqë Këshilli Evropian ka shtyrës Samitin e 26 dhe 27 marsit për shkak të situatës me virusin Korona, që ka prekur numrin më të madh të shteteve në botë, përfshirë edhe shtetet e BE-së.