Maqedoni
KShZ cakton radhitjen e partive në fletëvotim
19.03.2020 19:02
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdon me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdon me përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit edhe pse liderët e partive politike kanë rënë dakord për shtyrjen e tyre.
Por, deri në njoftimin zyrtar, nga KShZ thonë se do të vazhdojnë punën dhe në seancën e sotme tërhoqën shortin për numrin rendor që subjektet politike do ta mbajnë në fletëvotime.
Nga 14 subjekte, listat e të cilave u miratuan, PDSH do të mbajë numrin një, LSDM-Besa numrin tre, koalicioni ASH-Alternativa numrin pesë, BDI numrin nëntë, ndërsa VMRO-DPMNE numrin 14.
