Maqedoni

Ademi: Javën e ardhshme universitetet nisin mësimin online

19.03.2020 19:16

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, paralajmëroi se nga java e ardhshme universitetet publike...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, paralajmëroi se nga java e ardhshme universitetet publike dhe private në vend do të fillojnë të aplikojnë mësimin online.

Ai këtë e bëri të ditur pas takimit me përfaqësuesit e universiteteve publike dhe private, duke theksuar se mësimi online imponohet nga situata e krijuar me virusin Korona.