Botë

Virusi Korona, rritet numri i të vdekurve në Spanjë e Iran

19.03.2020 19:38

Autoritetet bullgare kanë vendosur të ndalojnë hyrjen në vend të qytetarëve nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së...

 Ndalimi i mëparshëm i hyrjes në Bullgari për personat që vijnë nga shtete anëtare të BE-së dhe vendet e Shengenit po ashtu mbetet në fuqi.

Aktualisht janë 277 persona me koronavirus në Bullgari. Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka raportuar për 209 vdekje të reja, duke e çuar në 767 gjithsej.

Vendi ka numrin e katërt të vdekjeve në botë pas Kinës, Italisë dhe Iranit. Në Iran në çdo 10 minuta humb jetën një person për shkak të koronavirusit. 

Ndërsa në një orë preken rreth 50 njerëz nga koronavirusit, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Shëndetësisë. Ai ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë dhe të mos kryejnë vizita gjatë festës së Nevruzit.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se numri I të vdekurve ka arritur në 1.135, ndërsa numri i të prekurve në 17.361.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se vendi po përballet me “sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore” për shkak të shpërthimit të koronavirusit dhe u bëri thirrje atyre që të ndiqnin masat për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Qeveria nga e hëna njoftoi se të gjitha dyqanet, kafenetë dhe vendet sportive në të gjithë vendin do të mbyllen për të penguar përhapjen e koronavirusit, i njohur gjithashtu si Covid-19.

Gjermania është vendi i tretë i prekur nga koronavirusi në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës. Deri më sot, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në gjermani ka arritur në 13.097, ndërsa 31 persona kanë humbur jetën.