Botë
Në një tunel nëntokësor policia greke ka gjetur armë të rënda
19.03.2020 20:19
Në një aksion, i cili po vijon në dy lokacione në Athinë, sektori për antiterrorizëm i policisë greke...

Në një aksion, i cili po vijon në dy lokacione në Athinë, sektori për antiterrorizëm i policisë greke, pas bashkëpunimit me Shërbimin Kombëtare për Zbulim, ka zbuar një tunel nëntokësor me armë të rënda, kundërtanke, ndërsa janë arrestuar mbi 20 shtetas të huaj, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga policia greke bëjnë të ditur se aksioni po zhvillohet njëkohësisht në dy lagje të Athinës, ndërsa pas përfundimit do të publikohen edhe informacione të hollësishme./mia
