Qytetarët e Prishtinës zhurmë në ballkone, pakënaqësi me papërgjegjësinë e partive
Qytetarë të Prishtinës sonte në ora 20:00 kanë dalur në ballkonet e tyre dhe duke bërë zhurmë...

Qytetarë të Prishtinës sonte në ora 20:00 kanë dalur në ballkonet e tyre dhe duke bërë zhurmë në shenjë pakënaqësie me papërgjegjësinë e partive politike dhe institucioneve në kohën kur vendi dhe bota po përballen me virusin Korona.
Ata me tenxhere, tiganë e gjësende tjera metalike, për 5 minuta kanë bërë zhurmë duke shfaqur pakënaqësinë lidhur me situatën e krijuar në skenën politike ku LDK ka nisur përgaditjet për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti, pasi kryemisnitri ka shkrkuar minsitrin e brendëshëm Agim Veliu.
Madje LDK në nismën e sjaë ka siguruar edhe përkrahjen e partive opozitare AAK- dhe Nisma. Një formë e tillë e revoltës ishte përdorur gjatë viteve të 90-ta, kur qytetarët e Kosovës, krijonin zhurmë për të shprehur revoltën ndaj pushtimit serb.
