Botë
E gjithë bota në “kthetrat” e Covid 19
20.03.2020 11:28
Më shumë se 10 mijë persona në të gjithë botën janë konfirmuar tashmë të vdekur nga përhapja e pandemisë së koronavirusit....

Edhe pse në Kinë situata është normalizuar, kur një ditë më parë nuk u regjistrua asnjë rast i ri, por 34 raste të importuara, në Evropë dhe në SHBA situate ka përshkallëzuar, ku në Itali dhe në Spanjë situata është më e rëndë.
Me 427 të vdekur një ditë më parë, numri i vdekjeve në Itali kaloi Kinën, me një total prej 3,405 të vdekurish, ndërsa në Kinë kanë humbur jetën 3,245 persona.Ajo që është më shqetësuese në Itali, është fakti se janë prekur më shumë se 2 mijë personel mjekësor, nga të cilët kanë humbur jetën 14 mjekë.Kryeministri Conte përsëriti qëndrimin më mbledhjen e fundit të qeverisë se bllokimi total dhe mbyllja e shkollave do të zgjaten dhe për disa kohë deri sa situata nga koronavirusi të përmirësohet.Sipas Kontes, për momentin nuk janë parashikuara masa të tjera shtrenguese, por nëse situata do të kërkojë ndërhyrje të tjera, atëhere ato do të aplikohen.Në total, mbi 244,000 njerëz janë infektuar dhe mbi 10,000 kanë humbur jetën.
