Parlamenti grek voton për besimin e qeverisë
Në Parlamentin grek vazhdojnë debatet në lidhje me kërkesën e qeverisë së koalicionit për votimin e besimit, të cilët duhet të përfundojnë sonte në mesnatë, pas çka vijon votimi........

Kryeministri, Andonis Samaras, kërkoi votim të besimit në prag të thirrjeve gjithnjë e më të shpeshta nga ana e partisë opozitare ekstreme majtiste, “SYRIZA”, për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “SYRIZA”, shumë herë theksoi se qeveria nuk e ka mbështetjen e duhur në parlament për zgjedhjen e kryetarit të ri, që duhet të ndodhë në muajin shkurt.
Ekzistojnë gjasa të vogla që votimi i besimit të ketë rezultat negativ për koalicionin konservator-social-demokratik, i cili ka 154 deputetë në parlamentin 300 anëtarësh.
Nga votimi megjithatë mund të shihet se ç’farë mbështetje parlamentare mund të presë shumica qeveritare gjatë zgjedhjes së kryetarit të ri nga përbërja e tanishme parlamentare.
