Maqedoni

Covid 19, arrin në 67 numri i të infektuarve në RMV

20.03.2020 10:18

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se gjatë mbrëmjes janë testuar edhe 71 pacientë prej të cilëve dy kanë rezultuar pozitiv. 

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se gjatë mbrëmjes janë testuar edhe 71 pacientë prej të cilëve dy kanë rezultuar pozitiv. 

Një person është nga Shkupi i cili ka qenë në kontakt me pacient të infektuar në vendin tonë, kurse personi i dytë është nga Ohri i cili ka ardhur në vendin tonë nga Bresha e Italisë.  Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se edhe 17 pacient që janë testuar në një klinikë private kanë rezultuar pozitiv, por që të njëjtit do të testohen sërish nga ISHP. Me rastet e fundit numri i përgjithshëm i personave  të infektuarve në vend deri në ora 10:00 është 67.