Maqedoni
Virusi Korona, 4 mjekë nga Shkupi në ndihmë të spitalit të Dibrës
20.03.2020 13:31
Nga klinika e Shkupit, Spitalit të Dibrës i kanë ardhë në ndihmë mjek pneumolog...

Nga klinika e Shkupit, Spitalit të Dibrës i kanë ardhë në ndihmë mjek pneumolog, dy peadiatër dhe një infektolog . Po ashtu është plotësuar edhe nëvoja e mjeteve mbrojtëse të personelit shëndetësor në Dibër.
Veprimi me qëllim të asgjësimit të mikrobeve sëmundje-shkaktuese tek njeriu, me ndihmën e lëndëve kimike, është angazhim i rëndësishëm i Shtabit të Emergjencës në Dibër. Dezinfektimin nëpër rrugët e qytetit është duke e realizuar me sukses NKP “Standart” vullnetarë dhe dhe njësia e zjarfikësve:
Ndërkaq prej së shtunës pritet të vijnë në ndihmë edhe dy ekipa për dezinfektim nga Qendra për Mbrojtje dhe Shpëtim
ATLI DEMA
