Botë
Shqipëri, rritet në 70 numri i të infektuarve me Covid 19
20.03.2020 13:49
6 raste të reja me virusin Korona janë shënuar në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit...

6 raste të reja me virusin Korona janë shënuar në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, duke e cuar numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në 70.
Në total, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, janë bërë 732 teste personash të dyshuar të cilët kanë pasur kontakte me persona të infektuar apo që kanë ardhur nga Italia. Gjendja e personave të shtruar në spital, është e qëndrueshme.
Kufizimi i lëvizjeve në Shqipëri, njerëzit nuk binden, ushtria në ndihmë të policisë
Por, pavarësisht thirrjes së vazhdueshme për të mos dalë nga shtëpia, rrugët janë mbushur plot gjatë orareve të lejuara nga qeveria. Qytetarët thonë se janë të detyruar të dalin për të blerë gjërat e nevojshme. Për të kontrolluar nëse ka nga ata që e shkelin urdhrin, në ndihmë të policisë ka dalë edhe Ushtria. Kryeministri shqiptar Edi Rama miratoi planin financiar për përballimin e situatës, ku parashikohen 6,5 miliardë lekë për bizneset dhe familjet.
LULJETA NDOKA
