Maqedoni

Virusi Korona, ndikimi në bujqësi, Dimkovski: Kemi sasi të mjaftueshme të misrit

20.03.2020 14:14

Përhapja e virusit Korona ndikon edhe në sektorin e bujqësisë. Ministri i Bujqësisë...

Përhapja e virusit Korona ndikon edhe në sektorin e bujqësisë. Ministri  i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, bëri  të ditur se Ministria e Bujqësisë nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen, nëse për shkak të virusit korona, buqit dhe blegëtorët të pësojnë humbje të mëdha, t’u konspensohet një pjesë e dëmit në të holla në pajtim të dispozitave dhe vendimeve të institucioneve përkatëse. Për momentin po vazhdon pagesa e rregullt të subvencioneve për bujqit. Dimkovski u apeloi qytetarëve se nuk ka vend për panik sa i përket furnizimit me produkte ushqimore,dhe as mefurnizimin me  misër, sepse ka sasi të mjaftueshme. 
 
"Kemi sasi të mjaftueshme të misrit qoftë nëpër rezervat shtetërore, ose rezervat nëpër mullinj dhe nga bujqit më herët. Për momentin them se nuk ka nevojë për panikë, tregu po vazhdimisht po furnizohet, sigurisht nëse ka nevojë, do të ketë vendime intervenuese të cilat qeveria do t'i ndërmarrë."- tha Trajan Dimkovski, ministër i Bujqësisë.
 
Dimkovski: Kërkjomë zgjidhje për eksportin e qingjave
 
Po kërkohet zgjidhje edhe për të vazhduar eksportin e qingjave në tregjet europiane. 
 
"Për momentin eksporti i qingjave për në Itali  është i ngadalësuar për shkak të problemit që kemi me transprtin. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me blerësit. Përveç blerësve tradicional të qingjave nga ne, nga vendet si Italia, Kroacia e Greqia, ne po kërkojmë edhe tregje tjera alternative për eksportin e tyre."- tha Dimkovski.
 
Për momentin në Europë për arsye sigurie, tregjet e bagëtive janë të mbyllura ose të kufizuara, ndërsa dërgesat po kryhen me metodologjinë e rreptë të përcaktuar për kontrollimin dhe identifikimin e tyre, ku do nevojiten edhe certfikata të vlefshme për gjendjen shëndetësore tëkafshëve. 
 
REXHEP QAMILI