Maqedoni

Elektranat e Maqedonisë së Veriut ndihmë humanitare për 1 mijë familje në Dibër

20.03.2020 14:30

Elektranat e Maqedonisë së Veriut së bashku me organizatën sindikale të Rek Manastirit...

Elektranat e Maqedonisë së Veriut së bashku me organizatën sindikale të Rek Manastirit kanë dërguar në Dibër ndihmë humanitarë për 1 mijë familje. Janë 1 mijë pako me produktet më elementare, si dhe maska mbrojtëse por edhe mjete për dezinfektim. Pakot u janë ndarë qytetarëe nga ana e kryetarit të komunës Hekuran Duka. Qëllimi është të stimulohet edhe kompanitë tjera si shtetërero ashtu edhe private të ndihmojnë aty ku konsiderojnë se është e nevojshme thonë nga elektranat e Maqedonisë.
 
"Shoqata aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, në bashkëpunim me organizatën sindikale nisi  për në Dibër dërgesën humanitarë për 1 mijë familje. Në Dibër është edhe lokacioni I hidrocentralit tonë Shpilje, pikërisht për atë edhe ndjejmë përgjegjësi morale që të ndihmojmë. Janë bërë gati 1 mijë pako me produktet më të nevojshme, ushqimore, higjienike si dhe me mjete për mbrojtje dhe dezinfektim, e gjitha në  vlerë të përgjithshme prej rreth 3 milion denarëve."- tha Vasko Kovaçevski, Drejtor i ESM-së.