Maqedoni

Gjendja e jashëtzakonshme, KSHZ vazhdon punën për organizimin e zgjedhjeve

20.03.2020 14:52

Edhe pse vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, Komisioni Shtetëror Zgjedhor...

Edhe pse vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, Komisioni Shtetëror Zgjedhor vazhdon të kryejë obligimet ligjore për organizimin e zgjedhjeve. Nga KSHZ, kanë kërkuar që kompetentët me kohë t’i njoftojmë me vendimet e marra në mënyrë që të dinë si të veprojnë. Deri sa nuk sillet vendim zyrtar për anulimin e zgjedhjeve, KSHZ vazhdon punën sipas planit paraprak me vërtetimin e listave. 
 
“Janë vërtetuar 15 lista që do të jenë në listën e votuesve në zgjedhjet e parakohshme, apo nuk e dimë se si do të jenë ato zgjedhje parlamentare. Unë shpresoj se kompetentët sa më shpejtë do të sjellin vendim, i cili do të jetë edhe një udhërrëfyes për punën tone. Deri në ato momente pa marrë parasysh i pëlqen dikujt apo jo, KSHZ do të vazhdon t’i kryejnë punimet e tyre të rregullta.”- tha Oliver Derkovski, kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor
 
Xhaferi: Procedurat mund t’i pezullojë qeveria
 
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, pohon se mbajtja e zgjedhjeve në një situatë të tillë është e pamundur por procedurat për anulimin e zgjedhjeve aktualisht duhet t’i marrë Qeveria
 
“Si pasojë e vendimit për vetshpërbërje, nënkupton se Parlamenti nuk egziston më si trup kolektiv për vendimmarje, dhe ai mandat është i pa kthyeshëm. Parlamenti nuk mund të rimblidhet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sa u përket zgjedhjeve Qeveria do të mundet t’i pezullojë të gjitha procedurat e filluara për përgatitjen e zgjedhjeve të 12 prillit.”- tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
 
Presidenti Pendarovski, në ditën e shpalljes së gjendjes së jashëtzakonshme, shtyhu pa afat edhe zgjedhjet e 12 prillit, deri sa të krijohen kushtet që ato të mbahen  në mënyrë të sigurt. 
 
FITIM KRYEZIU