Maqedoni

“TV klasa” në TVM2, Ademi: Ndiqni emisionin, na dërgoni video dhe foto

20.03.2020 15:43

Emisioni “TV klasa” që transmetohet nga e hëna në të premte në orën 12:30 në TVM 2....

Emisioni “TV klasa”  që transmetohet nga e hëna në të premte në orën 12:30 në TVM 2, tashmë ka kapur maksimumin e audiencës, sidomos tek fëmijët e ciklit parashkollor e atij të ulët, të cilët kanë mundësi të rrinë në shtëpi e të mësojnë e zbaviten gjatë një ore transmetimi të drejtpërdrejtë, me mësueset e tyre që ju japin detyra për t’i mbajtur të angazhuar në këto ditë që i kalojnë jashët shkollës. Për të parë nga afër ecurinë e këtij projekti, “TV klasa” kishte sot mysafir special vetë ministrin e Arsimit, Arbër Ademi.
 
"Në këto rrethana, kur është ndërprerë procesi arsimor, nëpërmjet tv klasës, nëpërmjet emisionit tuaj, po mundohemi maksimalisht të mbindërtojmë në aspektin edukativo arsimor fëmijët tanë. Ku mbindërtim nuk guxon të ketë ngecje pavarësish se kemi gjendje të jashtëzakonshme. Ky është misioni ynë."- tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës
 
Ministri ademi falenderoi mësimdhënësit që janë pjes e emisionit TV klasa por edhe ata që po japin detyran në platformat On line. Ftoi edhe fëmijët që të bëhen aktivë e të sjellin videot e tyre apo foto që do transmetohen në emission. 
 
"Na dërgoni komente, foto video e gjithcka që ka të bëjë me Tv klasën edhe në rrjetet sociale."- tha Ademi.
 
"Përgatituni keni kohë të shtunën të dielën na dërgoni materialie t’i grumbullojmë e të hënën t’i emetojmë në TV klasa e së bashku të vazhdojmë këtë rrugëtim shumë hyjnor."- tha Bujar Saiti, pedagog- drejtues i emisionit.
 
Përvec emisionit TV klasa, TVM 2 transmeton cdo ditë edhe përalla për fëmijë nga ora 10:15, këngë për fëmijë dhe serialin vizatimor “Dora“ nga ora 10:30, emisioni “Mësojmë së bashku” në orën 11:00 dhe “Miri Nikoqiri“ në orën 11:30. Nga e hëna TV klasa do të zgjerohet edhe me orë mësimore për nxënësit nga klasa e 6 deri në klasën e 9. 
 
FLORA LATIFI TOPOJANI