Maqedoni

Partitë për masat ekonomike, Zaev: Ndihmë ekonomike në baza të shëndosha

20.03.2020 16:48

Gjendja me Virusin Korona do të ketë ndikim edhe në shëndetin e ekonomisë vendore...

Pas shpalljes së gjendje së jashtëzakonshme Qeveria ka marë një pako masash për t’i dalë në ndihmë biznesit, por partitë politike, edhe pse thuajse të gjitha janë pjesëmarrëse në qeverinë teknike kanë vlerësime të ndyshme dhe propozojnë masa të ndryshme. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, partia e të cilit drejton Qeverinë teknike, paralajmëroi një pako të re.     
 
“Përgatisim një pako të re të masave ekonomike që të mbajmë të punësuarit dhe firmat. Shteti do të ndihmojë me solidaritet, në baza të shëndosha. Besoj se Maqedonia e Veriut ka kondicion të sigurojë ndihmë më të madhe për kokë banori, krahasuar me vendet fqinje. Ne kemi këtu që sëbashku të mundim armikun e padukshëm dhe sëbashku të përballemi me të gjitha pasojat ekonomike.”- tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
 
Milloshoski: Masa të reja në favor të biznesit
 
VMRO DPMNE konsideron se masat ekonomike që ka ndërmarë Qeveria Teknike nuk janë të mjaftueshme dhe se Minisria e Financave nuk ka plan prandaj rekomandoi masat e veta që .       
 
“Masat që i promovonte Qeveria me vetëm pesë milionë euro ndihmë të drejtëpërdrejtë është sikur të kuroni virusin korona me çaj dhe hudhër. Duhet qasje më serioze që ekonomia të mund të jetë e sigurtë se shtetin e ka partner. Ndërsa të punësuarit të jenë të sigurtë se gjatë kësaj periudhe prej një, dy apo tre muaj sheti do tu ndihmojë edhe të punësuarve dhe kompanive që të qëndrojnë në këmbë dhe mos kemi kemi firma që mbyllen dhe punëtorë të pushuar nga puna.”- tha Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
 
PDSH: Ristrukturim të kredive ekzistuese
 
PDSh konsideron se masat ekonomike të Qeverisë janë në funksion të ekuilibrimit të likuiditetit qeveritar dhe likuiditetit në sektorin privat. 
 
"Mendojmë që Politika Monetare në këtë rast, që ushtrohet në menyre të pavarur nga Banka Qendrore, por me kordinim nga qeveria, mund të veproje më drejtë në funksion të vendosjes së ekuilibrit të targetuar në mes likuiditetit në sektorin privat dhe atij publik, kryesisht duke financuar ristrukturimin e kredive afatshkurtëra të qytetareve dhe bizneseve, qoftë përmes uljes së normës së kamatave, qoftë përmes akordimit të një grejs periudhe në afat prej 3 muaj për kreditë e ristrukturuara apo prolongimit të kredive aktuale per aq kohe sa të zgjas gjendja e jashtezakonshme."- tha Bardhyl Dauti, sektori ekonomik i PDSH-së.
 
PDSH fuqishem inkurajon vendime ekonomike të kordinuara në mes qeverisë dhe Bankës Qëndrore që do të ishin në funksion të ristrukturimit të kredive ekzistuese të qytetarëve dhe sektorëve ekonomik të prekur nga COVID19.
 
SHPËTIM NUREDINI