Maqedoni

Masa mbrojtëse për të punësuarit, skemë programore e jashtëzakonshme në RTM

20.03.2020 17:13

Me doreza, maska mbrojtëse dhe me kujdes maksimal për njëri-tjetrin...

Me doreza, maska mbrojtëse  dhe me kujdes maksimal për njëri-tjetrin, kështu të gjithë të punësuarit e Servisit Publik po i kryejnë obligimet e tyre.
 
Tashmë është e kuptueshme se të punësuarit mediatik nuk e  kanë privilegjin që të qëndrojnë në shtëpi si masë mbrojtëse  nga virusi Korona, pasi duhet të informojmë publikun saktë dhe në kohë, sidomos në këtë situatë të jashtëzakonshme.
 
Kjo do të thotë se po punojmë nën masa të veçanta. Për të mbrojture të punësuarit, Servisi Publik punon me kapacitete të reduktuara dhe me skemë programore të jashtëzakonshme. 
 
Është kufizuar në minimumin optimal hyrja dhe dalja e të punësuarve. Cdo i punësuar që hyn në RTM, patjetër kalon përmes kontrollit të temperaturës trupore dhe dezinfektimit të duarve.
 
Për të gjitha ekipet që dalin në terren dhe ekipet që punojnë në hapësira ku ka më shumë njerëz pranë njëri tjetrit në një hapësirë të ngushtë, sic janë psh regjitë televizive, ka maska mbrotëse e doreza. 
 
Puna në RTM zhvillohet e ndarë në dy grupe. Për të mbrojtur të punësuarit e njëherësh për të mos lejuar në asnjë rrethanë që puna në TV të ndërpritet, grupet punojnë me ndërrime që nuk kanë pika takimi me njëri tjetrin, pothuajse në të gjitha sektorët ku kjo është e mundur.
 
Janë anuluar të gjitha udhëtimet jashtë vendit, ndërsa ata që  janë kthyer nga udhëtimet kësaj periudhe, u ndalohet hyrja në RTM dhe kontrollohet se si e respektojnë vetëizolomin 14 ditor. 
 
Në skemën e jashtëzakonshme programore, drejtpërdrejt në TVM 1, TVM 2 dhe në Kanalin Parlamentar, emetohen  pres konferencat e autoriteteve me të dhënat e fundit rreth virusit.
 
Gjithcka është vënë në funksion të programit informativ, realizohen  vetëm edicionet e lajmeve, emisioni i Mëngjesit , emisioni tv Klasa dhe emisioni PRO VITA, bashkë me emisionet e tjera speciale për informim rreth situatës me virusin.
 
Gjithashtu emetohen  të gjitha vendimet  qeveritare, e përvec kësaj edhe apele senzibilizuese dhe apele për kujdes drejtuar qytetarëve. 
 
Me slloganin #RriNëShtëpi, TVM 2 ka adaptuar skemën programore për të gjithë ata që janë brenda, me më shumë filma, shfaqe teatrore, dokumentarë e muzikë.
 
TVM nuk janë vetëm gazetarët e prezentuesit që i shihni në ekran, numri më i madh i të punësuarve që vënë në funksion këtë makineri të madhe mediatike, që prodhon program televiziv në 7 gjuhë e më shumë se kaq program në kanalet e radios, e që funksionojnë falë punëtorëve teknikë, të cilët gjitashtu funksionojnë të ndarë në grupe për të ruajtur shëndetine tyre. 
 
Punonjësit e Servisit Publik janë të detyruar të punojnë që ju të jeni të informuar në kohë, ne i shërbejmë edhe në këtë kohë të jashtëzakonshme publikut, prandaj më e pakta që mund të bëni është të rrini në shtëpi e të na ndiqni.
 
Informohuni, argëtohuni dhe ndihmoni edhe ju që të parandalojmë përhapjen e virusit.
 
REXHEP QAMILI