Maqedoni
Masat merren për t’u respektuar, Çulev: 39 padi penale kundër 47 personave
20.03.2020 17:29
Për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit Korona, 3.787 persona në nivel shtetëror janë në vetizolim...

Për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit Korona, 3.787 persona në nivel shtetëror janë në vetizolim, vetëm në qytetin e Shkupit janë 1088 persona.
Ministri i Brendshëm Naqe Çulev thotë se ka 349 vendime për masën e mbikqyrjes shëndetësore në nivel shtetëror, 215 në teritorin e Shkupit.
Gjatë 24 orëve MPB në nivel shtëtëror ka kryer 390 kontrolle që kanë vendim për izolim dhe 3.255 kontolle të personave që janë në vetizolim në nivel shtetëror.
Prej sot ndalohet shëtitja në malin Vodno, prej orës 18 deri në orën 6 të ditës së ardhëshme, ndalohet grumbullimi I qytetarëve në grupe prej 5 personash e më shumë, ndalohet grumbullimi i tyre edhe nëpër shtëpi e objekte të tjera. Megjithë apelet e vendimet, jo të gjithë I respektojnë masat.
“Nga ana e shërbimeve policore nga realizimi i kontrolleve të realizuara në 24 orët e fundit ka 1 mosrrespektim të izolimit dhe 5 mosrrespektime të deklarimeve për vetizolim. Ndërsa në teritorin e shtetit nga ana e shërbimeve policore janë vërtetuar 27 persona që është dashur të jenë në vetizolim dhe nuk janë gjetur në adresat ku është bërë kontrolli”, u shpreh ministri i Brendshëm Naqe Çulev.
Nga kontrolli i 462 objekteve në 24 orët e fundit , në nivel shtetëror 6 prej tyre nuk i kanë respektuar vendimet e Qeverisë. MPB ka ngritur 39 padi penale kundër 47 personave që nuk kanë rrespektuar masat për mbrojtje nga virusi Korona.
“Si rezultat i kontrolleve të realizuara deri më sot janë ngritur gjithsej 39 padi penale dhe një lajmërim deri te prokuroria themelore ,prej ku 39 padi penale janë në bazë të nenin 206 ndërsa 120 nga neni 205. Për disa kryerës të veprës janë parashtrur padi penale në bazë të dy neneve. Paditë penale janë për 47 persona”, theksoi Çulev.
MPB do ti propozojë qeverisë të sjellë urdhëresa me forcë ligjore për vazhdimin e afatit të dokumenteve personale dhe mundësinë për dhënien e tyre në mënyrë tjetër.
FLORIE LATIFI
