Maqedoni
Izolimi për shkak të Covid 19, Veseli –Bela: Fëmijëve t’u spjegohet qetësisht situate, vetëmbrojtja, mënyra më e mirë për mos infektim
20.03.2020 18:15
Rritja e numrit të të infektuarve me virusin korona nuk është arsye për t’u frikësuar...

Rritja e numrit të të infektuarve me virusin korona nuk është arsye për t’u frikësuar, por për t’i vetëdisuar qytetarët që të mbrohen sa më shumë, vlerëson psikolog’ja, Zimrijete Veseli –Bela për TVM 2.
E si masë preventivie për t ‘ju shmangur infektimit me Covid 19 ajo e thekson vetizolimin. Por si ndikon vetizolimi tek qytetarët.
Psikologia Bela thotë se nuk ndikon edhe aq mirë në aspektin psikologjik, në vecanti tek fëmijët, andaj sic thotë prindërit duhet që mos të bëjnë panikë dhe të marrin situatën më me qetësi.
“Mërzija që vjen brenda ne shtëpi, ata edhe frustrohen se cfarë do të bëhët në të ardhmen me ne, pasi që secili varet nga një pagesë mujore që e ka dhe nëse anulohet puna e tyrë që mos të punohet me njëfarë mënyre ata përderisa rinë në shtëpi edhe kanë harxhime dhe këto harxhime si do ti ballafaqojnë ato, është problem tjetër tek qytetarët që hase në aspektin psikologjik. Por nga ana tjetër kemi edhe një problem tjetër tek të cilët prindërit apo qytetarët, sa më shumë të shprehin këtë zemërim, këtë frikë apo këtë frustrim kjo më tepër ndikon tek fëmijët në pjesën emocionale”, u shpreh psikolog’ja, Zimrijete Veseli –Bela për TVM 2.
Sipas saj, vetizolimi përskaj mërzitjes dhe frustrimit ka edhe anët pozitive.
“Ne duhet të shohim edhe anën pozitive. Arsyeja është se po ruajmë higjienën personale edhe më shumë nga ajo që e kemi pas. Nga ana pozitive të vetmbrohemi nga kjo situatë që mos të vijë deri tek ritja e numrit. Edhe pse do të ketë mërzitje prindërit mund të organizojnë ndonjë program të ndryshëm ditor, duke kaluar kohën me fëmijët e tyre”, theksoi psikolog’ja, Zimrijete Veseli.
Psikologët apelojnë që qytetarët të qëndrojnë të qetë, të respektojnë masat me përpikmëri dhe mos të ndikohen emocionalisht gjatë periudhës së vetizolimit.
ARMEND MURSELI
