Maqedoni

Tetovë, stilistja Kreshnike Iljazi ndan maska falas

20.03.2020 18:36

Në rajonin e Tetovës janë evidentuar 295 persona të cilët kanë nënshkruar deklaratë për vet-izolim shtëpiak...

Policia po kontrollon nëse të vet-izoluarit u përmbahen rekomandimeve. MPB-ja njoftoi se më 17 mars një person nga Tetova ka shkelur masën e vet-izolimit dhe ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
 
Qytetarët po respektojnë masat e marra. E në kohën kur mungesa e maskave është evidente në të gjitha farmacitë, familja Iljazi nga Tetova ka  furnizuar falas qytetarët me maska të qepura për më shumë përdorime.
 
Ata thonë se cdo ditë do ndajnë nga 300 maska të tilla që mund të lahen dhe ripërdoren
 
‘Maskat janë të punuara nga material pambuku 100%, të cilat janë të punuara me dy shtresa, dhe në mes kanë një xhep në të cilin mund të vendojmë faculeta të lagura ose të thata, për një mbrojtje sa më të mire... Këto maska në fund të ditës lahen dhe përsëri të nesërmen mund të përdoren”, u shpreh stilistja Kreshnike Iljazi.
 
Nga kjo familje u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë në këtë kohë pandemie për maska mbrojtëse, të drejtohen në atelienë e tyre përballë ish-Radio Tetovës.