Anëtarësimi në NATO, RMV nis në Uashington protokollin për ratifikim
Në këtë situatë të jashtëzakonshme një lajm I mirë vjen për vendin...

Maqedonia e Veriut sot dërgon dokumentin për ratifikim të Protokollit për aderim në NATO, prejse atë paraprakisht e bënë të gjitha vendet-anëtare, paralajmëroi sot në profilin e tij në Facebook, kryeministri Oliver Spasovski.
“NATO-ja edhe zyrtarisht na njoftoi se të gjithë aleatët kanë përfunduar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin tonë. Sot, qasemi drejt dërgimit të dokumentit tonë për ratifikim për Uashingtonin. Javën e ardhshme e njëjta do të dorëzohet në Uashington dhe me atë Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Këto janë momente të mëdha historike. Është plotësuar qëllimi strategjik i rëndësishëm për stabilitetin e shtetit dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, shkroi kryeministri Spasovski.
