Virusi Korona, situatë e rëndë në Europë, ShBA, Azi dhe Afrikë
Më shumë se 10 mijë persona në të gjithë botën kanë vdekur tashmë nga virusi korona...

Edhe pse në Kinë situata është normalizuar, në Evropë Azi dhe në SHBA situata është përshkallëzuar.
Me 427 të vdekur një ditë më parë, numri i vdekjeve në Itali kaloi Kinën. Italia ka një total prej 3,405 të vdekurish, ndërsa në Kinë humbën jetën 3,245 persona për 3 muaj.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, vendi i të cilit tani ka më shumë vdekje po i kërkon Bashkimit Europian të përdorë fondin e tij të shpëtimit për të lehtësuar ndikimin ekonomik të pandemisë.
Në Iran numri i të vdekurve është rritur në 1.433, 149 persona të vdekur nga virusi u regjistruan vetëm 24 orët të fundit.
Në Spanjë autoritet kanë njoftuar se numri i njerëzve të vdekur nga virusi korona ka arritur në 1,002 duke u radhitur kështu e 4 në botë pas Italisë, Kinës dhe Iranit – me më shumë se 1,000 njerëz të vdekur.
Në Francë numri I të prekurve ka shkuar mbi 10 mijë, deri tani 372 persona kanë vdekur prej të cilëve 108 vetëm në 24 orët e fundit.
Në Gjermani janë shënuar edhe 11 raste vdekjesh duke çuar kështu numrin total të vdekjeve në 31.
Në Turqi është shënuar vdekja e katërt , si pasojë e virusit, 168 raste kanë rezultuar pozitive në 24 orët e fundit.
Në ShBA deri më tani numri i të prekurve nga Covid-19, ka shkuar në14,366, mes tyre 217 viktima.
Virusi ka filluar të përhapet edhe në Afrikë ku më pak më se një javë janë infektuar më shumë se 30 shtete nga 54 shtete afrikane, me 450 raste të njohura dhe janë konfirmuar 10 vdekje.
Sipas të dhënave të OBSH-së nga virusi numri total i infektuarëvë në gjithë botën është rreth 250 mijë.
