Botë

SHBA-ja e ndërpret dhënien e vizave në të gjitha shtetet e botës

20.03.2020 20:43

SHBA-ja kumtoi se i pezullojnë të gjitha vizat përreth botës, për shkak të pandemisë globale me koronavirusin...

Ambasadat amerikane dhe konsullatat megjithatë do t’i shqyrtojnë  vizat për  raste urgjente përderisa kanë personel adekuat, kumtoi Departamenti i shtetit.

“Si përgjigje e sfidave të rëndësishme botërore të lidhura me pandeminë  Kovid-19, Departamenti i shtetit përkohësisht  i pezullon  shërbimet  e vizave në të gjitha ambasadat dhe konsullat e SHBA-së”, thuhet në kumtesë.

Nuk ka datë të caktuar se kur do të vazhdojnë  të japin viza.